Shporta

Kushtet e Përdorimit

Ky dokument përbën një marrëveshje të lidhur midis OZONE sh.p.k., dhe klientëve te tij, e cila parashikon Kushtet e Përgjithshme të blerjes nga këta të fundit në rrugë elektronike të produkteve të OZONE electronics nëpërmjet faqes së internetit www.ozone.al (në vijim referuar si "Kushtet e Përgjithshme")

Duke kryer porosi dhe duke bërë blerje në rrugë elektronike nëpërmjet faqes së internetit www.ozone.al, Ju pranoni pa asnjë rezervë të gjitha Kushtet e Përgjithshme. Këto Kushte të Përgjithshme zbatohen për të gjitha shitjet nëpërmjet faqes së internetit të OZONE electronics, qoftë nëse produktet dorëzohen në adresën e përcaktuar nga Klienti, qoftë nëse ato tërhiqen në dyqane.

Në rast ndryshimi të Kushteve të Pergjithshme, ndryshimet përkatëse do të publikohen në këtë faqe interneti. Në rast ndryshimesh, ato nuk do të kenë fuqi prapavepruese. Për produkte apo oferta të veçanta që kanë kushte shtesë, do të publikohen me rastin e ofrimit të tyre në www.ozone.al.


OZONE electronics nuk mban përgjegjësi nëse gjatë navigimit në këtë faqe interneti mund të shkarkohen materiale të padeshirueshme apo të pakonfirmuara nga Klienti. Gjithashtu, OZONE electronics nuk është përgjegjës për probleme që mund të lindin për shkak të mungesës së antivirusit, firewall-it apo browser të pa përditësuar në kompjuterin e vizitorit gjatë hyrjes në faqen e OZONE electronics. Klienti merr vetë përsipër të përdorë pajisjet dhe programet e duhura për t'u mbrojtur nga sulme të jashtme (viruse, site të ndryshme etj.) për të kryer blerje elektronike. OZONE electronics mund të vendosë në çdo kohë të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë ofrimin e produkteve në rrugë elektronike për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, për të përditësuar ose përmirësuar faqen ose për çfarëdo arsye tjetër.

Shkelja e këtyre kushteve dhe shkelja e afateve i jep të drejte OZONE electronics të ndërpresë një blerje në mënyrë elektronike, si dhe t'iu heqë akesesin në këtë faqe për këto arsye apo çfarëdo tjetër.


Menyra e kryerjes së blerjes në rrugë elektronike


Për të kryer blerje në rrugë elektronike, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë juridike për të vepruar. Regjistrimi është hapi i parë që duhet të kryejë Klienti që dëshiron të kryejë një blerje në këtë faqe. Gjatë regjistrimit, Klienti duhet të japë emrin, mbiemrin, adresën e tij elektronike, si dhe fjalëkalimin e tij. Klienti detyrohet të japë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij. Fjalëkalimi është personal dhe duhet të ruhet I fshehtë nga Klienti dhe të mos zbulohet tek persona të tjerë. Klienti do të ketë akses në të dhënat e tij personale në hapësirën e Klientit, ose në rast se do të kryejë një porosi, Klienti duhet të identifikohet paraprakisht nëpërmjet emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit, duke patur parasysh se fjalëkalimi nuk shërben për kryerjen e pagesave.

Klienti kryen porosinë nëpërmjet procedurës së përshkruar në faqen e internetit dhe konfirmon përmbledhjen e detajuar të porosisë, e cila përmban të dhëna mbi produktin e porositur, dhe çmimin e tij.

OZONE electronics nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi nëse në llogarinë përkatëse të Klientit kryen blerje apo porosi një person tjetër i cili është vënë në posedim të emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit me apo pa dijeninë e Klientit përkatës.

OZONE electronics nuk mban përgjegjësi për mosfunksionimin e faqes së internetit, që mund të vonojë ose të mos lejojë kryerjen e porosive në rrugë elektronike, për shkak të ngjarjeve përtej kontrollit të arsyeshëm të OZONE electronics apo për shkak të punimeve të mirëmbajtjes të kryera në faqen e OZONE electronics përkatësisht.


Produktet dhe Çmimi.


Duke vizituar faqen www.ozone.al, Ju si klient do të informoheni në lidhje me karakteristikat kryesore të produkteve në këtë faqe. Çdo informacion në lidhje me përshkrimin e produkteve, karakteristikat e tyre dhe çmimet do të shfaqet me specifika të detajuara në faqen e internetit. Megjithatë, Klientët kanë të drejtën të njihen me mënyrën e përdorimit apo çdo informacion tjetër që shoqëron produktet e dorëzuara ose të vendosur mbi produktin ose mbi ambalazhin e tij, të tilla si udhëzimet e përdorimit. Duke patur parasysh që blerja në rrugë elektronike nuk ofron mundësinë për të shfaqur udhëzimet e përdorimit apo dokumente të tjerë, Klienti mund të zgjedhë të njihet me to pasi të marrë në dorëzim produktin e blerë ose mund të vizitojë një nga dyqanet e OZONE electronics për t'u njohur nga afër me produktin përkatës.

Interneti ofron një përvojë të ndryshme blerje nga blerja në dyqan. Në këtë kuptim, ju bëjmë me dije se fotografitë që shfaqen në faqen e internetit me qëllim ilustrimin e produkteve mund të mos shfaqin gjithmonë pamjen apo karakteristikat reale të produkteve si ngjyrat, përmasat apo format, të cilat mund të mos përputhen gjithmonë me përshkrimin (në tekst) të produktit përkatës.

OZONE electronics nuk mban asnjë përgjegjësi në rast të ndonjë pasaktësie apo mospërputhje në ilustrimin e produktit.

OZONE electronics nuk garanton disponueshmërinë e çdo produkti të publikuar në faqen e internetit. Disponueshmëria e produkteve i korrespondon disponueshmërisë në magazinë. Në rast mungese të disponueshmërisë së produktit, Ozone electronics merr përsipër të informojë Klientin sa më shpejt në kontaktet që ai ka vendosur gjatë blerjes online, por në çdo rast brenda 48 orëve nga momenti i konfirmimit të porosisë.

Çmimet e përcaktura në faqen e internetit të OZONE electronics janë çmimet neto me TVSH.

Çmimet e përcaktura për produktet nuk përfshijnë kostot e dërgimit që janë në përgjegjësinë e Klientit që zgjedh dorëzimin e produkteve në adresën e përcaktuar prej tij.

Në rast gabimi në shkrim në lidhje me çmimet e një apo disa produkteve, OZONE electronics do t'ia njoftojë gabimin Klientit. Klienti është i lirë të zgjedhë për vazhdimin e transaksionit deri në fund apo ndërprerjen e tij.


Konfirmimi i Porosisë dhe Kostos së Transportit/Instalimit.


Pas përfundimit të blerjes së produktit (-eve) në rrugë elektronike, OZONE electronics i konfirmon Klientit menjëherë marrjen e porosisë. Përveç kësaj, Klienti do të marrë një mesazh nëpërmjet postës elektronike të tij, i cili konfirmon blerjen në rrugë elektronike dhe përmban informacionin mbi produktin, sasinë, çmimin dhe numrin e porosisë.

Porosia e Klientit do të konsiderohet e pranuar vetëm pas konfirmimit të saj nga OZONE electronics.